Pagat në vend kanë shënuar një rritje të lehtë gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, vetëm 118 denarë më shumë se në qershor, ose një euro e 91 cent, kur ishte 48.381 denarë.
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e rrogës mesatare për 7.1 përqind gjatë korrikut, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk . “Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit korrik të vitit 2026, është 48 499 denarë.