Sipërmarrësi serb Davor Macura , pronar i Alta Bank dhe një biznesmen i afërt me Partinë Progresive Serbe (SNS), u arrestua të hënën në mëngjes. Arrestimit të tij i parapriu një kontroll i gjerë policor në ambientet e bankës “Alta”, i cili zgjati më shumë se 30 orë.
Davor Macura, pronari i Alta Bankës në Serbi, u arrestua nën dyshimin se ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme rreth 45 miliardë dinarë, apo afërsisht 380 milionë euro, nga kasaforta e bankës. Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë njoftoi më 2 nëntor se, përveç Macurës, u ...