Valbona Thaçi / RTKLive Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të të gjithë zinxhirit institucional lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke përfshirë Qendrën për Punë Sociale, Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat.
Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani propozoi për anëtarët që deri të mërkurën të procedohen idetë për veprimet që do t’i ndërmarrin, në mënyrë që të premten të nisin punën dhe të fillojnë planin e veprimit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen si dëshmitarë nga komisioni hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, t'u përgjigjen kërkesave të këtij komisioni.