TIME.mk

ВЕСТИ

NEWS

Melania Trump: 800 persona u evakuan nga Oleshky

ORA - pre: 11 sati

Afro 800 persona janë evakuuar nga qyteti i Oleshkyt, në jug të Ukrainës, gjatë një armëpushimi të përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainë, bëri të ditur Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, e cila përshëndeti realizimin e operacionit humanitar.

Ukraina akuzon Rusinë për shfrytëzimin e armëpushimit humanitar në Oleshky për t’u riarmatosur

TemA - pre: 17 sati

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha të hënën se forcat ruse kishin përdorur një armëpushim humanitar javën e kaluar në qytetin jugor të Oleshky, i cili është nën kontrollin rus , për të forcuar pozicionet e tyre ushtarake, gjë të cilën Moska tha se supozonte se e kishte bërë ...

Kremlini: Armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA në Oleshky ishte 'i suksesshëm'

Syri - pre: 21 sati

Kremlini tha të hënën se armëpushimi në qytetin Oleshky të kontrolluar nga Rusia në rajonin jugor të Khersonit në Ukrainë ishte “i suksesshëm”. "Ne me të vërtetë mund të konfirmojmë ekzekutimin me sukses të këtij operacioni humanitar", tha Peskov gjatë një konference për shtyp.

Moska akuzon Ukrainën për shkeljen e armëpushimit: Sulmohet me dron një makinë civile, plagosen dy persona

BalkanWeb - 31.10.2026

Rusia ka akuzuar ushtrinë ukrainase për shkeljen e armëpushimit humanitar në qytetin e Oleshky-t, në jug të Ukrainës, duke pretenduar se një automjet civil është goditur nga një dron ukrainas. Sipas Moskës, nga sulmi kanë mbetur të plagosur dy persona, një burrë dhe një grua.

Armëpushimi në Oleshky midis Rusisë dhe Ukrainës përfundon pa shkelje

Syri - 01.11.2026

Një armëpushim disa-ditor midis Moskës dhe Kievit në qytetin ukrainas të kontrolluar nga Rusia, Oleshky, përfundoi të dielën vonë pa u raportuar shkelje nga asnjëra palë. Armëpushimi, i njoftuar nga Zonja e Parë e SHBA-së Melania Trump për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmës ...

Banorët rrëfejnë tmerrin në Oleshky/ Si mbijetuan mes urisë dhe luftës: U detyruam të hamë barishte

TemA - 01.11.2026

Banorët e evakuuar nga qyteti i Oleshky-t, në Ukrainën e pushtuar nga Rusia, kanë rrëfyer kushtet çnjerëzore në të cilat u detyruan të jetonin, mes bombardimeve, urisë dhe mungesës së çdo mundësie për t’u larguar.

Momente prekëse në Ukrainë, civilët e evakuuar nga Oleshky ribashkohen me familjarët pas muajsh ndarjeje

ORA - 01.11.2026

Momente emocionuese në Ukrainë, ku banorët e evakuuar nga qyteti i shkatërruar i Oleshkyt, nën kontrollin rus, janë ribashkuar me familjarët e tyre pas muajsh të tërë pasigurie dhe luftimesh. Të evakuuarit mbërritën të shtunën në rajonin e Çernihivit, në veri të Ukrainës, pasi ...

Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

TemA - 31.10.2026

Banorët e qytetit jugor ukrainas të pushtuar nga Rusia, Olesk, të cilët u evakuuan nga shtëpitë e tyre si pjesë e një armëpushimi të rrallë lokal midis Kievit dhe Moskës, mbërritën sot në Bjellorus , nga ku do të kalojnë në Ukrainë , njoftuan autoritetet në të dy vendet.