Një video e publikuar në rrjetet sociale nga deputeti Agron Shehaj tregon momentin e shoqërimit të disa protestuesve gjatë protestës së 94-të në Tiranë. Në pamje, protestuesja shoqërohet nga efektivë të forcave “Shqiponja”, ndërsa kërkon t’i jepet telefoni për të njoftuar motrën ...
Aktivistja Arvina Lleshi është një prej protestuesve të shoqëruar nga Policia e Shtetit pas përplasjeve të regjistruara mbrëmjen e sotme mes efektivëve dhe protestuesve. Lleshi thotë se është shoqëruar nga policia teksa, sipas saj, po merrte pjesë në protestë në mënyrë paqësore ...
Teksa po protestonte paqësisht përpara godinës së qeverisë, aty ku kryeministri Edi Rama mblidhte kabinetin, dhjetëra forca policore kanë dhunuar qytetarin. Siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, qytetari paqësor është dhunuar nga efektivë civilë dhe me ...
Shumë protestues janë shoqëruar me dhunë mbrëmjen e sotme nga policia, gjatë protestës tek kryeministria. Një prej pjesëmarrësve, aktivistja Bora Mitrovica ka treguar se, është dhunuar nga policët vetëm sepse ajo po mbronte njerëzit që ishin ulur tek hyrja e kryeministrisë.