Sipas të dhënave të Bankës Popullore, 72.8 për qind e të gjitha pagesave elektronike gjatë periudhës së analizuar janë kryer përmes aplikacioneve mobile, ndërsa numri i tyre është rritur me 25.9 për qind në baza vjetore.
Numri i pagesave elektronike është në rritje, njoftoi sot Banka Popullore. Në tremujorin e parë të këtij viti, numri i transaksioneve elektronike është rritur me 21.9 përqind, ndërsa vlera e paguar me 23 përqind.