Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion simbolik, duke djegur dy figura të përmasave të mëdha me imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha .
BalkanWeb - Zhurnal - Botasot - RTSH - BalkanWeb - BalkanWeb
Në ditën e 21-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës, tensionet janë zhvendosur edhe pranë Ministrisë së Arsimit, ku studentët e Universitetit të Arteve kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste. Por edhe ndaj një grupi të vogël protestuesish, Policia ka ndërhyrë ...
Një studente ka falënderuar të gjithë qytetarët që iu bashkuan protestës së sotme, pavarësisht përkatësisë politike, si dhe Partinë Demokratike për hapjen e selisë, ku protestuesit, mes tyre edhe miqtë e saj, kanë gjetur strehim nga dhuna policore dhe gazi lotësjellës.
Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si Policia e Shtetit po menaxhon tubimet dhe duke akuzuar qeverinë për përdorimin e forcës ndaj qytetarëve, studentëve dhe të miturve.
Koha - BalkanWeb - BalkanWeb - Top-Channel - BalkanWeb - BalkanWeb