Shqipëria po vendos rregulla të reja për platformat online. Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për Shërbimet Digjitale”, i cili përafron legjislacionin shqiptar me Aktin Evropian për Shërbimet Digjitale.
Rritja e përdorimit të platformave online, tregtisë elektronike dhe shërbimeve digjitale ka nxjerrë në pah nevojën për një kuadër të ri ligjor që garanton më shumë siguri, transparencë dhe mbrojtje për përdoruesit.
Platformat online në Shqipëri do të përballen me rregulla të reja. Në Shqipëri, ligjet për aktivitetet që ofrohen në internet do të përshtaten me DSA, Aktin e Shërbimeve Digjitale të Bashkimit Evropian, përmes një projektligji të ri.
Me mijëra dhoma private, apartamente, bujtina apo vila, jepen me qira përmes platformave digjitale si Booking apo AirBnB etj, sidomos përgjatë sezonit veror dhe jo vetëm. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre pronave janë individuale dhe të ardhurat që përfitohen prej tyre nuk ...