Një 21-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se gjatë orëve të para të 2 korrikut është sulmuar fizikisht para një objekti hotelierik në rrugën “Boris Kidriç”. Sipas denoncimit, autor i sulmit është L.R. nga Tetova. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Një punonjës i një dyqani të teknikës së bardhë është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës në Gostivar, raporton TetovaSot. Sipas policisë, 28-vjeçari kishte shkuar për t’ia dorëzuar një produkt një klienti në rrugën “Beliçica”, kur është sulmuar nga personi që duhej ta ...
Një 47-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht në një nga udhëkryqet më të frekuentuara të qytetit, raporton TetovaSot. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Vidoe Smilevski Bato” dhe “29 Nëntori”, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorit.
Një tjetër incident i dhunshëm është regjistruar në Tetovë, raporton TetovaSot. Një 42-vjeçar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht në rrugën “Boris Kidriç”, ku autori ka përdorur edhe një send druri. SPB Tetovë po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Një 21-vjeçar nga fshati Sellcë ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në Sheshin e Qytetit në Tetovë. Sipas denoncimit, autori i dyshuar është një person nga Tetova me inicialin S. Policia po punon për identifikimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.TS