Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë nën 100 dollarë për fuçi, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se përfaqësuesit e SHBA-së dhe Iranit zhvilluan në Nju Jork bisedime “shumë të mira” dhe “shumë produktive”.
Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sinjalet për furnizime më të qëndrueshme kanë zbutur shqetësimet për një ndërprerje të menjëhershme të eksporteve nga Lindja e Mesme.
Çmimet e naftës ranë në tregjet ndërkombëtare, ndërsa investitorët po vlerësojnë shenjat e një rimëkëmbjeje të dërgesave nga Arabia Saudite, pavarësisht sulmeve të reja me raketa dhe dronë nga rebelët Huthi të mbështetur nga Irani.