Të dukeni bukur dhe të kujdeseni për pamjen tuaj nuk do të thotë domosdoshmërisht të kaloni shumë kohë para pasqyrës çdo mëngjes. Sidomos gjatë ditëve të ngarkuara të javës, një grim i thjeshtë dhe i shpejtë mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për të pasur një pamje të kuruar.
Ngjyra kafe e buzëkuqit po rikthehet në qendër të vëmendjes këtë vjeshtë, duke u kthyer në një nga zgjedhjet më elegante për grimin e përditshëm. Sipas profesionistëve të grimit, kjo është një nga nuancat më të gjithanshme, pasi mund të përshtatet me tone të ndryshme të lëkurës ...