Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet ndaj kompanisë “AlbChrome”, pas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), i cili ka evidentuar problematika serioze të ndotjes mjedisore në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka nisur zyrtarisht një procedim penal ndaj kompanisë “AlbChrome”, duke vënë në lëvizje organet e drejtësisë për atë që konsiderohet si një nga krizat më të rënda mjedisore në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik.